Nesër mbahet seanca e 19-të konstituive e Kuvendit, Kurti thotë se do të propozohet përsëri Albulena Haxhiu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar në lidhje me propozimin e tyre për kryekuvendare, Albulena Haxhiun e cila po dështon në vazhdimësi për ti marr votat e nevojshme. Ai ka deklaruar sot në RTK se ajo është gruaja më e votuar e legjislativit të nëntë dhe sipas tij është kandidatja adekuate,…

Lajme

20/05/2025 20:27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar në lidhje me propozimin e tyre për kryekuvendare, Albulena Haxhiun e cila po dështon në vazhdimësi për ti marr votat e nevojshme.

Ai ka deklaruar sot në RTK se ajo është gruaja më e votuar e legjislativit të nëntë dhe sipas tij është kandidatja adekuate, shkruan lajmi.net.

Bazuar në atë që tha Kurti, Albulena Haxhiu do të vazhdoj të jetë kandidatja e tyre pavarësisht dështimeve.

“Sa i përket konstituimit të Kuvendit, unë them ta ruajmë shëndetin e demokracisë dhe të mos ia imponojmë propozimet njëri tjetrit. Sepse, nëse partitë opozitare përzgjedhin brenda VV-së, e VV përzgjedh brenda partive opozitare ne do të përfundojmë në një kryesi që partitë që i delegojnë nënkryetarët e vet janë jo të kënaqur me to. Prandaj, mos ta bëjmë këtë lojë negative, sepse një kryesi e Kuvendit ku ne ia përzgjedhim njëri tjetrit ka efekt negativ. Ne duhet t’ia respektojmë propozimin e njëri tjetrit dhe në këtë mënyrë ta kemi një kryesi meritore të Kuvendit. Ky është vendim i subjektit tonë, dhe ne nuk mund të lejojmë të shkelet gruaja më e votuar e legjislaturës së nëntë”, ka thënë Kurti.