Nesër fillon qarkullimi i autobusit për fushatën vetëdijësuese për kancerin e gjirit

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”. Kjo si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”. Ai ka kërkuar nga gratë që ta bëjnë mamografinë, sepse siç…

Lajme

22/09/2024 21:31

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Kjo si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Ai ka kërkuar nga gratë që ta bëjnë mamografinë, sepse siç thotë Rama zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.

“Nesër, në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”. Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”. Fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet. Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.”