Nesër afati i fundit për subvencionimin e teksteve, aplikuan 179 mijë prindër

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër. Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyllej më 9 gusht, është shtyrë për shkak të interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në…

Lajme

13/08/2026 21:05

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të aplikojnë për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, pasi afati i aplikimit përfundon nesër.

Afati, i cili fillimisht ishte caktuar të mbyllej më 9 gusht, është shtyrë për shkak të interesimit dhe kërkesave të prindërve që nuk kishin arritur të aplikonin në kohë.

“Deri sot, për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, kanë aplikuar gjithsej 179 mijë prindër në platformën eKosova, ndërsa afati përfundimtar për mbylljen e aplikimeve është dita e nesërme”, tha Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për arsim paraunviversitar në Ministri të Arsimit, raporton RTK.

“Ministria e Arsimit, e ka shtyer afatin për palikimin e prindërve i cili ishte paraparë të mbyllej me 9 gusht deri më nesër në mundësi që t’ju japim mundësi të gjithë prindërve që të aplikojnë”, shtoi ajo.