“Nëse Reali do të ishte në krye të La Ligas, sezoni do të përfundohej para kohe”
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, pretendon se La Liga do të përfundohej nëse Real Madrid do të ishte në krye të tabelës në momentin e pezullimit të sezonit.
Sport
La Liga do të rifillojë muajin e ardhshëm, me Barcelonën që kryeson me dy pikë më shumë se Real Madrid, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar.
Por Gaspart, i cili ishte president i Barcelonës gjatë viteve 2000/2003, ka thënë se do të ishte krejt ndryshe nëse Madrid do të kryesonte kur liga u pezullua shkaku i COVID-19.
“Nëse Madrid do të kishte përfunduar si udhëheqës para pezullimit, La Liga do të kishte përfunduar”, ka deklaruar Gaspart, përcjell lajmi.net.
La Liga ka vendosur që të gjitha ditët e javës të përdorën për zhvillimin e ndeshjeve, për të çuar në përfundimin e sezonit 2019/2020./Lajmi.net/