Nëse periodat vijnë gjithnjë me dhimbje këto janë 5 gabimet që po bëni

Njerëzit e lumtur nuk zihen me burrin.

Lifestyle

08/09/2021 10:19

Nuk fle sipas një orari

E dimë, e dimë: Nuk është gjithmonë e mundur të flemë tetë orë. Por, një studim i botuar në revistën ‘Health Care Ëomen International’ thotë se shqetësimet e gjumit, të dhëna të marra nga infermieret që punojnë me turne, mund të shkaktojnë parregullsi në cikël. Që ta përmbledhim: nëse nuk fle sa duhet, mund të kesh perioda më të gjata.

E tepron me kafe

Një nga pasojat emocionale të simptomave paramenstruale është ankthi, tensioni, pagjumësia dhe nervozizmi. Dhe kur ti pi lëngun natyral për t’u çuar nga shtrati dhe për të nisur punën, rrit shanset për të përjetuar këto simptoma, thotë Dëeck.

Udhëton shpesh

Po të bësh udhëtime të largëta, niveli i ulët i prodhimit të melatoninës ndikon gjumin, thotë Ross. Trupi do përshtatet me vendin ku ndodhesh, por ndërkohë, duhet të presësh një vonesë të periodave.

E tepron me pijet

Alkooli, si është i mirë për të festuar me miqtë pas pune rritjen e rrogës, shumë i keq për periodat, shtojnë Dëeck dhe Ross. Ekspertët thonë që pijet e shumta, zgjasin dhembjet dhe ngërçet.

Bën shumë stërvitje 

Nëse po përgtitesh për maratonë, urime. Megjithatë, ushtrimet e përditshme dhe stresi trupor mund të çojnë në disbalanca hormonale, thotë Ross. Por, para se të përdorësh periodat si justifikim që ta anulosh palestrën e të rrish gjithë ditën duke parë filma, Dëeck thotë që ushtrimet e lehta, të rregullta për 30 minuta në ditë mund të eliminojnë sherret e ditëve të ciklit. Si arrijnë? Nga ushtrimet çlirohet endorfinë. Endorfina të bën të lumtur. Njerëzit e lumtur nuk zihen me burrin. /Lajmi.net/