Nëse për shumicën është festë, ndërrimi i viteve për 2po2 ka kujtim të trishtë (Foto)
Momenti i ndërrimit të viteve, respektivisht kalimi nga data 31 Dhjetor në 1 Janar nga shumica e njerëzve pritet në festë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/12/2po2-besnik-canolli.jpg)
ShowBiz
Megjithatë, për reperin 2po2 kalimi në ditën e parë të vitit të ri shoqërohet gjithmonë me një kujtim jo fort të mirë.
Me 1 Janar të vitit 2009, prindi i reperit të njohur shqiptar ka ndërruar jetë duke lënë një boshllëk të përjetshëm në mesin e familjarëve.
E ka qenë reperi ai që e ka kujtuar prindin përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale.