Kusari-Lila: Nuk parashohim bllokadë për krijimin e institucioneve, nuk synojmë ta çojmë vendin sërish në zgjedhje
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për konstituimin e institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet e fundit. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve për shkak edhe të faktit se i gjithë viti 2025 kaloi me qeverinë në detyrë dhe si pasojë shumë ligje e nisma të tjera mbetën pa u…
Bota
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka folur edhe për konstituimin e institucioneve të vendit të dala nga zgjedhjet e fundit.
Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve për shkak edhe të faktit se i gjithë viti 2025 kaloi me qeverinë në detyrë dhe si pasojë shumë ligje e nisma të tjera mbetën pa u përfunduar në mungesë edhe të Kuvendit.
Ajo ka thënë se kishte një opozitë pas zgjedhjeve të shkurtit, por që mandati nuk zgjati më shumë se 75 ditë.
“Vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve. Tash jemi në pikën kur për me konstitu Kuvendin dhe Qeverinë nuk është problem në kuptimin e numrave dhe nuk parashohim ndonjë bllokadë. Pyetja është a do të bëhet kjo me partnerë të koalicionit me të cilët pastaj do të dakordohet edhe zgjedhja e presidentit apo do të procedohet me këtë strukturë të tanishme të koalicionit të deritanishëm dhe pastaj deri në muajin tetor, kur është edhe afati edhe për presidenten në detyrë, të kryhet procesi i zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Kusari Lila në T7.
Ministrja në detyrë ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes së sërishme në zgjedhje si pasojë e moszgjedhjes së presidentit.
“Ne jemi shumë të përkushtuar në çdo formë dhe mënyrë që të parandalojmë edhe një proces të ri zgjedhor dhe ky është synimi ynë. Kushdo që e thotë atë se ne po e dërgojmë vendin prapë në zgjedhje ose se ne po kërkojmë proces tjetër zgjedhor, gabohet”, ka shtuar ministrja Kusari-Lila.