Personi i apostrofuar nga Esat Shala është ankuar dhe intervistuar në Polici, mohohet se është arrestuar
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë se personi i apostrofuar nga Esat Shala nuk është arrestuar, por se është paraqitur vullnetarisht në Stacion Policor në cilësinë e ankuesit. Bytyqi ka thënë se ai ka dhënë deklaratë dhe më pas është liruar. “Jo, nuk është arrestuar askush deri më tani. Personi…
Lajme
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë se personi i apostrofuar nga Esat Shala nuk është arrestuar, por se është paraqitur vullnetarisht në Stacion Policor në cilësinë e ankuesit.
Bytyqi ka thënë se ai ka dhënë deklaratë dhe më pas është liruar.
“Jo, nuk është arrestuar askush deri më tani. Personi që është potencuar është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Deklratat e tij do të shqyrtohen nga Prokuroria Speciale, njësia për krime lufte. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, ka thënë Shaqir Bytyqi.