Nëse kontrolloni simptomat e sëmundjeve online, kujdes sepse vuani nga kjo gjë

Nëse dikush ndien dhimbje ose siklet në ndonjë pjesë të trupit të tyre, zakonisht kontrollojnë simptomat online për të marrë një ide se cili mund të jetë shkaku.

Fun

20/07/2019 09:54

Ndonjëherë kjo mënyrë ndihmon në sqarimin e dyshimeve të tyre shpejt dhe shumica e njerëzve mendojnë se këto gjëra publikohen në internet nga specialistët. Mirëpo, kjo gjë nuk është e vërtetë dhe nuk duhet ta merrni asnjëherë diagnozën online.

Nëse jeni në listën e këtyre personave që menjëherë kontrollojnë simptomat e çdo sëmundjeje në internet: duhet ta keni të qartë se vuani nga një çrregullimi i keqpërdorimit të internetit për qëllime mjekësore, transmenton class.

Në ditët e sotme, mjekët merren me pacientë të cilët pretendojnë se kanë një tumor të trurit vetëm për shkak se kanë një dhimbje koke. Shkaku i këtij fenomeni është vetë-diagnoza që ata bëjnë pas studimit të shenjave, simptomave dhe çrregullimeve në internet.”Cyberhondria” është një gjendje në të cilën njerëzit bëjnë një vetëdiagnostikë të sëmundjeve, në shumë raste, kushte të rënda, pas kryerjes së një kërkimi online që ndjek vetëm kriteret e tyre. Kjo rrit shqetësimin e tyre dhe e bën punën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor më të komplikuar.

Cyberhondria, si çdo çrregullim tjetër psikologjik, ka pasoja që prekin ata që vuajnë prej saj. Disa nga efektet e kryerjes së kërkimeve obsesive rreth sëmundjeve përfshijnë:

-Rritjen e niveleve të ankthit: Pas analizimit të sëmundjeve rregullisht, “cyberchondriacs” bëhet i mbingarkuar me informacion dhe fillon edhe të shqetëson akoma edhe më shumë.

Prandaj, kujdes shmangni kontrollin e simpotomave online. Nëse ju shqetëson diçka vërtet zgjidhja është konsulta me mjekun.