Nëse keni këto kualitete atëherë jeni person i rritur dhe i matur

Të arrini pubertetin apo moshën legale, nuk do të thotë që automatikisht jeni person i matur dhe i rritur.

Fun

10/12/2019 20:06

Disa njerëz rrihet fizikisht, por emocionalisht, ende kanë punë dhe rrugëtim për tu bërë të rritur. Për ju, që ta humbni fëmijën apo titullin e të qenurit jo të matur, duhet të fitoni karakteristika të posaqme, si p.sh të jeni në gjendje të jeni të lumtur për për dikë tjetër.

Shikoni më poshtë disa karakteristika që duhet të adaptohen tek ju, nëse dëshironi të konsideroheni si person i matur dhe i rritur, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Të keni kontroll të emocioneve tuaja.

Në vend që të nervozoheni lehtë tek dikush për diçka që kanë bërë, një person i matur do të jetë në gjendje t’i mbaj emocionet e tij/saj në kontroll. Të jeni të matur nënkupton që ju do të keni më pak gjasa të ‘tronditeni’ nga emocionet tuaja dhe të reagoni keq.

Të mërrni përgjegjësi për veten dhe veprat tuaja

Njerëzit marrin vendime çdo ditë dhe ato vendime vin ndonjeherë edhe me pasoja. Dikush që është i matur, do të marr përgjegjësi për ato veprime. Ju jeni të matur kur jeni kujdeseni për vetën tuaj, për lumturinë tuaj, dhe gjërat që ju dalin pengesë për shkak vendimeve tuaja.

Të jeni falenderues për atë që e keni

Një karakteristikë tjetër e një personi të matur është edhe të jeni mirënjohës dhe falenderues për ato që i keni, në vend që të ankoheni për ato që nuk i keni. Ju nuk i merrni gjërat dhe njerëzit për të mirëqenë, sepse ju i vlersoni ato dhe se jo të gjithë mund të i kenë këto që posedoni ju.

Jeni në gjendje ta pranoni vetën për atë që jeni

Nuk është e lehtë ta pranoni vetën për atë që jeni, sidomos kur të tjerët ju tregojnë se duhet të ndryshoni. Por, kur jeni të matur, ju e mbroni vetën dhe jeni të sigurt për vetën tuaj.

Ju ndjeheni në rehati me veten tuaj, dhe në vend që të ndjeheni inferior dhe të doni t’i kënaqni të tjerët ju zgjidhni të jeni vetja juaj e jo dikush tjetër.

Të tjera karakteristika janë:

  • Të kuptoni që nuk dini shumë gjëra
  • Të jeni të vetëdijshëm dhe në konsideratë për të tjerët
  • Të jeni modest
  • Të tregoni felksibilitet
  • Të jeni mendje hapur dhe jo gjykues
  • Të dini se gjithmonë keni vend për tu rritur dhe për tu përmirësuar. /Lajmi.net/