Nëse jeni shumë të zënë, ndihmoni të tjerët
Studimi i kryer në Universitetin Pennsylvania ka treguar që ilaçi më i mirë për njerëzit shumë të zënë – është t’i ndihmoni të tjerët.
Fun
Qëllimi i studimit ka qenë krahasimi i efektit të relaksimit dhe punës së dobishme për shoqërinë, ndërsa të anketuarit me përgjigjet e tyre kanë sugjeruar që ndihen më mirë dhe që kanë më shumë kohë për veten kur i ndihmojnë të tjerët.
Përveç që krijon iluzionin e kohës së lirë, shpenzimi i kohës në njerëzit tjerë forcon ndjenjën tuaj të efikasitetit dhe aftësisë, çka në fund ua ngre vetëbesimin.
Sipas udhëheqëses së studimit, Cassie Mogilner, mënyra në të cilën shpenzojmë kohën tonë ndikon në perceptimin tonë, prandaj sugjeron që në momentet kur ndjejmë që na mungon koha duhet të ndajmë të paktën pak për të ndihmuar të tjerët, duke ua dhuruar kështu kohën tonë.
Edhe pse në shikim të parë tingëllon paradoksale, pikërisht në këtë mënyrë do të keni iluzionin e kohës së lirë dhe do të ndiheni më mirë.