Nëse fiton Gjesti BBVA merr vetëm 50 mijë euro- Dënimi i BBVA pasi u hodh nga muri
Gjesti ka shokuar para pak ditësh duke kaluar murin e shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Artisti shqiptar ka treguar arsyen se pse bëri një veprim të tillë, transmeton lajmi.net. Gjesti tha se ishte i ngarkuar emocionalisht dhe se ky veprim e ndihmoi atë që të mos shkonte në një gjendje më të rëndë. Pas…

ShowBiz
Gjesti ka shokuar para pak ditësh duke kaluar murin e shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Artisti shqiptar ka treguar arsyen se pse bëri një veprim të tillë, transmeton lajmi.net.
Gjesti tha se ishte i ngarkuar emocionalisht dhe se ky veprim e ndihmoi atë që të mos shkonte në një gjendje më të rëndë.
Pas kësaj u lexua edhe vendimi i Vëllait të Madh me anë të zarfit të zi për Gjestin.
Në rast se Gjesti fiton këtë edicion atëherë atij do t’i përgjysmohet shuma e fituesit.
Gjesti tha se dëshiron ta vazhdojë lojën pas veprimit të tij.
“E vazhdoj lojën , sepse nuk e bëj për pare e bëj me më dashtë publiku”, tha ai./Lajmi.net/