Nëse e keni humbur mundësin ta shihni, këto janë fotografitë më të bukura të superhënës të parë të vitit 2021
Jo të gjithë e patën rastin ta shohin, por këto fotografi do ua heqin merakun!
Fun
Të gjithë ta pasionuarit pas yjeve dhe planeve u përpoqën të mos e humbin rastin të shohin superhënën e parë të viti 2021, mirëpo për shkak të kushteve klimatike, për disa ka qenë e pamundur, shkruan lajmi.net.
Të paktën në Kosovë, ka qenë e padukshme për një shumicë të qyteteve për shkak të vranësisë dhe kohës së papërshtatshme.
Dje, në orën 5:30 të mëngjesit, superhëna rozë ishte mbi qiellin tonë, por pak nga ju e patët rastin ta shihni me sy tuaj.
Prandaj kemi mbledhur këtu disa prej fotografive më të bukura të supërhënës rozë që janë bërë anembanë botës dje. Shijoni! /Lajmi.net/











