Nëse dëshironi të humbni peshë, bëjeni këtë çdo mëngjes

Ka shumë arsye pse shtojmë peshë. Ndonjëherë është rezultat i stresit, ushqimit të keq, gjumit të pamjaftueshëm apo për shkak të hormoneve.

Lifestyle

07/04/2015 17:05

Cilado qoftë arsyeja, mund të jetë e vështirë për dikë që të largojë peshën e padëshiruar. Për të humbur peshë më lehtë, Lajmi.net ju sugjeron që ta bëni këtë çdo mëngjes:

Menjëherë pasi të zgjoheni, pini një gotë ujë të plotë. Pas kësaj, përgatiteni këtë recetë:

Përbërësit:
1 filxhan me ujë të ngrohtë
1 limon organik, të shtrydhur
1 lugë çaji lëng molle të papërpunuar
1 lugë çaji mjaltë
¼ lugë çaji pluhur xhenxhefil

Thjeshtë përzieni të gjithë këta përbërës së bashku dhe pini. Pas kësaj, kaloni 30 minuta pa e ngrënë mëngjesin. Disa njerëz zakonisht pinë edhe një gotë ujë tjetër para se të hanë mëngjesin.