Nëse bëni këto 8 veprime, atëherë keni vetëbesim të ulët

Ndoshta nuk e keni kuptuar as vetë, por kjo do të thotë se keni vetëbesim të ulët.

Lifestyle

14/12/2020 12:08

Personat që nuk kanë vetëbesim bëjnë shumë veprime toksike që mund t’i dëmtojnë ata dhe të tjerët rreth tyre, shkruan “BrightSide”.

Nëse nuk e vëmë re se kemi vetëbesim të ulët, do të humbasim shumë mundësi në jetën tonë, transmeton lajmi.net.

Por këto gjëra tregojnë se si mund të kuptoni veten më mirë.

Jeni tepër pozitiv

Edhe pse është mirë të jeni pozitiv, nganjëherë njerëzit pa vetëbesim i fshehin ndjenjat e tyre të vërteta me një buzëqeshje ose e përdorin atë për të shpërqendruar njerëzit.

Doni rezultat perfekt gjithherë

Perfeksionizmi tregon se keni vetëbesim të ulët. Një person që nuk është kurë i kënaqur me arritjen e vet dhe kërkon rezultatin ideal gjithmonë, atëherë kjo i bënë ata persona pa vetëbesim.

Nuk mund të pranoni kritikat

Kur jeni pa vetëbesim, kritikat iu lëndojnë shumë, ndiheni sikur nuk jeni të zotët mjaftueshëm dhe nuk mund ta pranoni.

Është e rëndësishme të ndani arritjet tuaja

Nëse ju vazhdimisht keni nevojë të tregoni para t tjerëve arritjet tuaja, ose t’i ndani ato me ndjekësit tuaj në rrejte sociale, atëherë kjo do të thotë se ju keni nevojë për aprovim dhe pranim nga të tjerët, transmeton lajmi.net.

Nuk mund të thoni jo

Ky tip i personit nuk mendon dy herë para se të hip në autobus për të shkuar në anën tjetër të qytetit për tu kujdesur për fëmijët e mikut të vet, edhe nëse sapo kanë kaluar një ditë shumë të lodhshme.

Sa herë që e ndihmoni dikë në llogari tuajën, mendoni se çfarë ju doni është e parëndësishme. Pra nëse ju nuk keni respekt të mjaftueshëm për veten të gjithë të tjerët do të përdorin këtë.

Keni nevojë për siguri dhe aprovim

Nëse në çdo vendim që merrni keni nevojë të siguroheni se ai është vendimi i duhur, atëherë vetëbesimi juaj është shumë i ulët. Pra nëse ju kërkoni opinionin e personave të tjerë para se të merrni një vendim atëherë duhet të filloni të mos e bëni këtë më.

Ju shpesh mendoni për katastrofa

Të gjithë kemi një mik që mendon shumë më shumë sesa që duhet për ndodhi që ndodha nuk do të ndodhin kurrë. Nëse partneri i tyre vonohet 30 minuta teksa vjen nga puna, ata menjëherë do të mendojnë se ka ndodhur ndonjë aksident apo ata janë duke tradhtuar, transmeton lajmi.net.

I fajësoni të tjerët

Të jesh kritikues është e rëndësishme, por sigurohuni të mos përdorni kritikën për të bërë vetën të ndiheni më mirë.

Nëse ju fajësoni të tjerët për çdo gjë, atëherë duhet të filloni të mendoni pak më shumë se në çfarë duhet të punoni ju që të përmirësoni veten. /Lajmi.net/