Nervozohet Ibra

Futbollistët në ekipin e meshkujve meritojnë më tepër mirënjohje se femrat, dhe opinioni duhet të ndalet nga krijimi i një tollovie sa i përket dallimeve mes gjinisë, ka thënë sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Kapiteni i Suedisë u shpreh pasi Federata e Suedisë u kritikua që mesfushori Anders Svensson mori një veturë të re Volvo si shpërblim…

Sport

25/12/2013 19:12

Futbollistët në ekipin e meshkujve meritojnë më tepër mirënjohje se femrat, dhe opinioni duhet të ndalet nga krijimi i një tollovie sa i përket dallimeve mes gjinisë, ka thënë sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Kapiteni i Suedisë u shpreh pasi Federata e Suedisë u kritikua që mesfushori Anders Svensson mori një veturë të re Volvo si shpërblim që theu rekordin e Thomas Ravellit prej 143 paraqitjesh ndërkombëtare.

Mirëpo, mesfushorja Therese Sjogran dështoi të marrë mirënjohje të njëjtë pavarësisht rekord 187 paraqitjeve të saj dhe vendimi u kritikua. Por, Ibrahimovic nuk sheh arsye që kjo të qëndrojë si problem.

“Me gjithë respektin për atë që kanë bërë femrat, ato janë paraqitur shumë mirë, ju nuk duhet t’i krahasoni meshkujt dhe femrat në futboll. Mjaft, nuk është as shaka”, deklaroi sulmuesi i Paris Saint-Germain, gjatë një interviste për të përditshmen suedeze Expressen.

“Kur vij në Evropë më krahasojnë me Messin dhe Ronaldon, kurse në vendlindje më krahasojnë me një futbolliste femër”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.