‘Nervozohet’ De Ligt, merr një lajm të keq nga Juventus
Matthijs De Ligt duhet të presë për debutimin e tij në Juventus.
Sport
Juventus ende nuk e konsideron titular përforcimin e madh të mbrojtjes, Matthijs De Ligt.
Mediat italiane raportojnë se ylli holandez, përforcimi më i shtrenjtë për një mbrojtës në histori të futbollit Italian, do të jetë sërish reservist te “Bianconerët”, transmeton lajmi.net.
De Ligt nuk u aktivizua në xhiron e parë ndaj Parmës pasi trajneri Maurizio Sarri vendosi për dyshen Giorgio Chiellini e Leonardo Bonucci.
Por, raportimet e fundit sugjerojnë se Sarri sërish do ta aktivizojë dyshen Chiellini – Bonucci edhe për derbin e fundjavës ndaj Napolit.
De Ligt pas ndeshjes ndaj Parmës është ankuar në qëndrimin e tij në bankën e rezervistëve duke thënë se kishte pritur të lunate.
Por, mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i tij nëse konfirmohet si rezervist edhe ndaj Napolit. /Lajmi.net/