“Nëntori” i Arilenës në versionin anglisht (Video)

Këngëtarja Arilena Ara kishte kënduar këngën nëntori për herë të parë në skenën e ‘Këngës Magjike’, muaj më parë.

ShowBiz

16/06/2017 22:10

Kënga e saj u pëlqye shumë dhe mori vetëm komente pozitive, saqë kishte kaluar edhe kufijtë dhe dëgjohej edhe në vende të tjera, shkruan lajmi.net.

Kënga kishte marrë çmimin e baladës më të mirë, ndërsa tani duket se Arilena po përgatit një version të ri të këngës.

Në rrjetin social Instagram, Arilena ka publikuar një video në të cilën shihet duke kënduar këngën “Nëntori” live  në versionin e gjuhës angleze.

Që të dy versionet i shkojnë shumë këngës, këtë mund ta kuptoni edhe në videon që ajo ka publikuar. /Lajmi.net/

Nëntori (I’m Sorry) – English version live at the Radio Zu! @darkodimitrov @menno_reyntjes @popikola

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on