Nënshkruhet marrëveshja prej 25 milion eurosh për zgjidhjen e banimit për familjet e cenueshme
Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 25 milion eurosh me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, me qëllim krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social. Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të…
Lajme
Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 25 milion eurosh me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, me qëllim krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social.
Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale, ka njoftuar Ministria e Financave.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cënueshme”.