Nënë e bir, shtetas gjermanë, shpëtohen nga policia pasi humbën në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se janë shpëtuar dy turistë gjermanë, të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas marrjes së informacionit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turistë gjermanë, nënë e bir, kishin…

Lajme

13/04/2025 23:10

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se janë shpëtuar dy turistë gjermanë, të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas marrjes së informacionit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turistë gjermanë, nënë e bir, kishin humbur rrugën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për t’iu dalë në ndihmë.

“Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore. Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”.

“Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.