Nënat rol jetik që kosovarët të mos i bashkohen ISIS-it

​Roli i gruar është vendimtar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kështu u tha në tryezën me temën “Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, policisë, bashkisë islame, subjektet politike dhe pjesëmarrës nga rinia e Vushtrrisë.

Lajme

10/09/2015 12:12

Kryetari i Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi tha se roli i nënës është jetik që duke i edukuar fëmijët e saj të parandalojë që ata t’i bashkohen luftërave të cilat nuk kanë qëllim të drejt.

Ndërsa, Aferdita Mekofci nga Policia e Kosovës tha se faktor kryesor që të rinjët të marrin këtë rrugë është gjendja e rënduar ekonomike që atakanë. Kurse, të rinjët e Vushtrrias thanë se faktor tjetër që të rinjët marrin rrugën që i bashkohen ISIS0it është ekonomia, politika dhe arsimimi. Ata kërkuan që të ketë bashkëpunim më të madh të institucioneve me të rinjët në mënyrë që të parandalohet.