Nëna rrahë në mënyrë brutale vajzën 7-vjeçare pasi ia kërkon një gotë çaj

Një nënë humbi kujdestarinë e tri vajzave pasi u filmua duke rrahur fëmijën e saj më të vogël për një filxhan çaj.

Fun

31/01/2019 16:53

Daniela Galarza humbi durimin kur vajza e saj shtatëvjeçare e pyeti nënën e saj nëse do mund të përgatiste çaj për të, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së familjes në krahinën qendrore argjentinase të Kordovës.

Vajza e saj më e madhe, 16 vjeçe, regjistroi momentin shqetësues me telefon celular celular kur Galarza rrahu dhe mallkoi fëmijën e saj.

Vajza e frikësuar përpiqet të mbrojë veten nga grushtet dhe shuplakat nga nëna e saj, ndërsa motra e saj 11-vjeçare shikon në pamundësi për të bërë diçka.

“Bëje çajin vetë! Kaq e vështirë është ta bësh një gotë çaj?”, dëgjohet duke thënë në gjuhën spanjolle nëna. /Lajmi.net/