Negociata për Presidentin?, Hamza: Vendimin e marrim në parti, s’ka asgjë për takim me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar shkurtimisht pak para mbledhjes së Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Hamza deklaroi se do vazhdojnë t’i respektojnë qëndrimet e tyre. “Para diskutimit në organet e PDK-së nuk është e duhura sepse për këtë janë diskutimet. Për të debatuar, diskutuar dhe për të marrë vendime dhe për të qëndruar…

Lajme

26/03/2026 13:45

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar shkurtimisht pak para mbledhjes së Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

Hamza deklaroi se do vazhdojnë t’i respektojnë qëndrimet e tyre.

“Para diskutimit në organet e PDK-së nuk është e duhura sepse për këtë janë diskutimet. Për të debatuar, diskutuar dhe për të marrë vendime dhe për të qëndruar në këto vendime”.

Po ashtu Hamza u pyet se a do të takohet me Albin Kurtin, të parin e VV-së pasi kur iu bë ftesa thanë se do takohen pas aktgjykimit të Kushtetueses, Hamza deklario se s’ka pasur asgjë.

“Jo , jo s’ka pasur asgjë”,tha ai./Lajmi.net/