Nedved mbështet portierin Szczesny në bojkotimin ndaj Rusisë

Zv.Presidenti i Juventus, Pavel Nedved i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë portierit të skuadrës, Wojciech Szczesny.

Sport

26/02/2022 19:17

Pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë, sanksione të shumta në të gjitha sferat nisën ndaj rusëve.

Edhe në sport, situata qëndron njësoj. Sportistë, kombëtare, skuadra e institucione të ndryshme kanë distancuar Rusinë. Szczesny ishte një nga ta.

Portieri i Polonisë është shprehur se nuk dëshiron të luajë ndaj Rusisë, në Play Off kualifikueset e botërorit.

Vendimit të portierit të Juventus i ka dhënë mbështetje edhe zv.Presidenti i Juves, Pavel Nedved.

“Ne kemi biseduar për këtë marrëveshje. E kuptoj plotësisht Wojciech. Është e vështirë kur të prek në nivel personal”, ka thënë Nedved, transmeton lajmi.net.

“Ne e pyetëm nëse është gati të luajë dhe ai tha se po”, shtoi çeku.

Përveç Polonisë, edhe kombëtarja e Çekisë ka refuzuar të luajë kundër Rusisë. /Lajmi.net/