Nedved: Kemi vendosur me Ronaldon, 100 për qind do qëndrojë

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka thyer heshtjen duke folur për situatën e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sport

22/08/2021 18:14

Portugezi është në bankinë në takimin e parë ndaj Udinese, derisa raportohet se ka kërkuar vetë të jetë në stol sepse do largimin, transmeton lajmi.net.

Por, Nedved vazhdon të jetë i mendimit se Ronaldo nuk do largohet.

“Kemi vendosur bashkë me Ronaldon. Është normale. Ronaldo 100 për qind do qëndrojë”, tha ai për DAZN.

Ndërkohë, Juventus vazhdon të jetë i bindur se portugezi do qëndrojë sepse nuk kanë pranuar asnjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/