Nedved: Jemi një hap larg nënshkrimit të marrëveshjes së re me Dybalan

Futbollisti argjentinas do të mbetet pjesë e Juventusit.

Sport

20/10/2021 20:54

Paulo Dybala është në vitin e fundit të kontratës me Juventusin që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Sot gjatë ditës mediat italiane kishin raportuar se palët më në fund kanë gjetur akordin dhe Dybala do të nënshkruajë marrëveshjen e re.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëvendës presidenti i ‘Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved.

“Ne jemi të vendosur të zgjasim kontratën e Paulo Dybala, është pothuajse gati dhe një hap larg nënshkrimit”.

“Ne jemi vërtet të lumtur që Paulo do të qëndrojë këtu”, tha Nedved.

Dybala së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2026. /Lajmi.net/