Në zemër të Drenicës, serbë e shqiptarë jetojnë në harmoni që 109 vjet
Skenderaj njihet ndryshe edhe si zemra e Drenicës, si regjion, aty edhe ku kishte shpërthyer lufta e fundit në Kosovë.
Lajme
Pavarësisht luftës e zhvillimeve për këto 23 vjetët e fundit, në territorin e kësaj komune si mos më mirë jeton një numër i konsiderueshëm serbësh, shkruan lajmi.net
Serbët në fshatin Syriganë janë që nga viti 1912 dhe tani dominojnë për nga numri i banorëve atje.
69 vjeçari, Enver Demiri tërë jetën e tij e kaloi me fqinjë serbë, por pavarësisht luftës e zhvillimeve politike asnjëherë nuk kujton të ketë pasur ndonjë problem mes shqiptarëve dhe serbëve në fshat.
Por, pavarësisht qetësisë dhe funksionit të mirë ndëretnik, jo të gjithë shqiptarët zgjodhën të vazhdojnë jetën këtu.
Fshati është braktisur nga shumë shqiptarë. Deri në vitin 2007 numëronte 78 shtëpi shqiptare, ndërsa tani vetëm rreth 20 sosh.
Por, përsëri fshati vazhdon t’i ketë ngjyrat e tij të bashkëjetësisë së mirë ndëretnike.
Madje shoqëria mes shqiptarëve dhe serbëve, Demiri thotë se është shumë e mirë.
Ai, madje shton se në fashat ka edhe të martuar shqiptarë e serbë mes vete. /Lajmi.net/