“Në vend të fotografisë, traskpritoje sepse s’di a ta lexoj shkrimin” Kurti i drejtohet deputetit Tahiri
Një debat në mes deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri si dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti është zhvilluar pak më parë. E gjithë kjo për shkak të nivelit të energjisë në vend dhe sipas Tahirit zgjidhjeve që mund të bëhen në këtë kuadro. Pas deklarimit të Besnik Tahirit, kryeministri Kurti mori fjalën për deklarim ku…
Lajme
Një debat në mes deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri si dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti është zhvilluar pak më parë.
E gjithë kjo për shkak të nivelit të energjisë në vend dhe sipas Tahirit zgjidhjeve që mund të bëhen në këtë kuadro.
Pas deklarimit të Besnik Tahirit, kryeministri Kurti mori fjalën për deklarim ku e falënderoi atë për bashkëbisedimin dhe propozimin.
Në fund të deklarimit, Kurti pati edhe një porosi për Tahirin.
“Këtë muj me jau prezantu e me fotografu me pa çka po bëjmë me gazin amerikan e në atë në Vlorë”, tha Tahiri.
“Faleminderit për këtë bashkëbisedim të hapur. Natyrisht që ne asnjëherë ndonëse jemi përqendruar në burime të ripërtërishme nuk kemi harruar se ku kemi furnizimin kryesor. Burimi dhe shfrytëzimi nga burimi era dhe sfidat e mijëvjeçarit duhet përdorur-por kjo nuk mjafton. Ndërkohë kurrë s’ka pasur më shumë investim për modernizim dhe renovim të termocentraleve ekzistuese. Ju mua më njihni shumë mirë në alternativën e VV-së 2013 e ke b3 dhe b4 ne s’kemi ndërru atë program. Krejt në fund jam i interesuar të lexoj atë që keni shkruar por krejt në fund në vend të fotografisë ma transkripto sepse s’di a ta lexoj shkrimin”tha Kurti.
Paraprakisht Kurti tha se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike dhe në inflacion.
Ai ka theksuar se Qeveria ka vazhduar të mbështesë energjinë e ripërtëritshme, efikasitetin energjetik dhe kogjenerimin.
Kurti ka përmendur gjithashtu gazifikimin e Kosovës si një nga synimet për të ardhmen, duke thënë se në zgjedhjet e fundit kanë marrë besimin për ta shfrytëzuar këtë mundësi sa më parë.
“Jo vetëm që kemi tejkaluar vështirësitë dhe kemi qëndruar te energjia e ripërtëritshme, por kemi potencuar edhe efikasitetin dhe kogjenerimin. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit kemi fituar besimin për shfrytëzimin serioz dhe sa më parë të mundësisë për gazifikimin e Republikës”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se synohet edhe shfrytëzimi i gazit të lëngshëm që arrin në terminalin e Vlorës, nga ku Kosova mund të sigurojë energji elektrike përmes interkoneksionit prej 400 kilovoltësh.
“Ne tashmë kemi marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për shfrytëzimin e terminalit të Vlorës”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/

