Në unazën e martesës së mbretëreshës Elizabeth ka një mesazh sekret që Philip ka gdhendur për të
Nëse ne njerëzit e zakonshëm, në unazën e martesës gdhendim datën e dasmës, me siguri Madhëria e saj duhet të jetë një hap më lart.
Fun
Në shtëpinë Windsor është e stampuar kudo heshtja: Sekretet e Kurorës mbeten në Kurorë, shkruan “Living”.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për kuriozitete të natyrshme si ato të anuzaës së martesës që Mbretëresha Elizabeth mori në atë kohë nga duka i Edimburgut, transmeton lajmi.net.
Ishte 20 nëntor i viti 1947 kur princesha e atëhershme Elizabeth—për më të dashurit, vetëm Lillibet—u martua me Princin Philip në Abacinë e Wesminsterit në Londër.
Dhe kishte shumë detaje të asaj dite, por një prej më të rëndësishmeve që tabloidët anglosanksonë tregojnë, është mesazhi i fshehtë që Princi Philip gdhendi për të.
Nëse ne njerëzit e zakonshëm, në unazën e martesës gdhendim datën e dasmës, me siguri Madhëria e saj duhet të jetë një hap më lart.
Sipas një lajmi të familjes mbretërore nga Town&Country, në unazën e mbretëreshës, është gdhendur një sekret që vetëm tre njerëz e dinë: argjendari, Mbertëresha dhe burri i saj.
Sipas biografes së familjes mbretërore Ingrid Seward, Madhëria e Saj nuk e heq kurrë unazën nga gishti, por edhe po ta hiqte askush nuk do të kishte shans t’i afrohej aq shumë sa të zbulonte sekretin e saj. /Lajmi.net/