Në Ulqin s’ka më kallaballëk si dikur, bie numri i turistëve

Sipas të dhënave të Organizatës nacionale turistike (ONT), në rivierën e Ulqinit realizohen vetëm gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të fjetjeve në Mal të Zi.

Lajme

08/08/2016 13:47

Përndryshe, kjo është njëjtë si Kotorri, gati shtatë herë më pak se Budva, tre herë më pak se Herceg-Novi dhe madje 2,5 herë më pak se Tivari fqinj!?

Edhe bëhet fjalë për statistikën zyrtare, ajo tregon rënie drastike turistike të qytetit në tre dekadat e fundit.

Sepse, në vitin 1986 Ulqini ka realizuar rreth një të tretën e xhiros së përgjithshme turistike të Malit të Zi.