Në shitje fotografia e parë e Schumacherit, çmimi është i pabesueshëm
Shumë pak informacione të sakta rreth shëndetit të Michael Schumcher ka pasur për publikun që nga aksidenti i tmerrshëm që kishte pësuar në dhjetor të vitit 2013.
Sport
Por një fotografie që pasqyron gjendjen e shtatë herë kampionit të Formula 1, ka dalë në shitje për një milionë euro, shkruan ‘metro’ përcjell lajmi.net.
Një person i paidentifikuar ka arritur të siguroi një fotografi të gjermanit në shtëpinë e tij afër liqenit të Gjenevës në Zvicër, për t’iu ofruar atë medieve evropiane kundrejt një çmimi prej 1 milionë eurosh.
Prokurorët gjermanë thanë se një person i paidentifikuar i ka ofruar “RTL”-së gjermane fotografitë e Schumacher në këmbim të një shume të madhe parash.
Ndaj atij personi kanë nisur hetimet, i cili do të akuzohet për shkelje të privatësisë.