Në shenjë solidarizimi me familjet e të pagjeturve, Komuna e Prishtinës fik dritat
Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në objektin e Komunës së Prishtinë janë fikur dritat. Për këtë ka treguar kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook. Në ditën kur përkujtohen të pagjeturit, Rama ka thënë se jemi pranë familjeve të tyre. “Ndalëm dritat e objektit…

Lajme
Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në objektin e Komunës së Prishtinë janë fikur dritat.
Për këtë ka treguar kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Në ditën kur përkujtohen të pagjeturit, Rama ka thënë se jemi pranë familjeve të tyre.
“Ndalëm dritat e objektit të Komunës për t’u solidarizuar me familjet e të pagjeturve. Në këtë ditë përkujtimi, jemi pranë tyre, me respekt të thellë për qëndresën, forcën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës”, ka shkruar ai në Facebook.