Në rast që Mbappe largohet dhe Messi kalon te City, PSG e sheh Ronaldon si alternativë

Media franceze, “La Parisien”, ka raportuar se PSG së fundmi është duke shikuar opsionin e Cristiano Ronaldos nëse Kylian Mbappe vendos të largohet dhe Lionel Messi mbetet në Barcelonë ose nënshkruan me Manchester Cityn.

Sport

11/03/2021 17:02

PSG dëshiron të jetë e përgatitur për çështjen Mbappe, i cili thuhet se preferon që edicionin tjetër të luajë larg “Parkut të Princave”, transmeton lajmi.net.

Momentalisht, francezi është lojtari më i shtrenjtë në botë dhe Real Madrid shihet si favoriti që të nënshkruajë, në rast se ky i fundit vendos të largohet.

Në rast që Mbappe largohet në verë, PSG dëshiron transferimin e Messit ose Ronaldos.

Dyshja nuk janë të kënaqura te skuadrat momentale me Messin që pritet të largohet nga “Camp Nou”, ndërsa Juventus konsideron shitjen e Ronaldos, shkaku i pagës së tij të lartë.

Transferimi i portugezit shihet si më i lehtë, falë lidhjeve të mira të presidentit Nasser Al-Khelaifii dhe agjenti Jorge Mendes.

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar se Lionel Messi doli të votojë, që nënkupton se do dëgjojë projektin e Joan Laporta para se të marrë vendimin përfundimtar.

Argjentinasi gjithmonë ka thënë se synon të vazhdojë si drejtor sportiv pas pensionimit./Lajmi.net/