Në protestën e Shkupit edhe ish-kryeministri bullgar

Ish-kryeministri bullgar, Sergej Stanishev arriti para godinës së qeverisë së Maqedonisë në Shkup, ku po zhvillohet protesta e madhe qytetare kundër Gruevskit dhe kabinetit të tij qeveritar, me kërkesë për dorëheqje komplete.

Lajme

17/05/2015 15:15

Ish-kryeministri bullgar ka ardhur në rpotestë bashku me Knut Fleckenstein, nënkryetar i grupimit socialist në Parlamentin Evropian, dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Stanishev pritet do t`i drejtohet qytetarëve me një fjalë përshëndetëse.