Në orët e vona, Rita jep një lajm të mirë për fansat
Rita Ora po shijon suksesin e këngës së fundit.
ShowBiz
Ashtu sikurse projektet tjera të këngëtares, edhe kënga “Let You Love Me” po pritet njësoj nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Në postimin e fundit që Rita bëri në Instagram, njofton se kënga e saj është renditur e pesta në tabelat muzikore.
“Let You Love Me” është numër 5 !!! Mbështetja juaj do të thotë e gjithë bota për mua dhe unë jam aq e lumtur! FALEMINDERIT ☄☄☄ Le të arrijmë numrin një!”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë që së fundi Rita ka qenë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” dhe në një event në Los Angeles. /Lajmi.net/