Në ora 16:00 nis rinumërimi i shtatë vendvotimeve

Në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor është marrë vendim që të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe nga jashtë Kosovës në shtatë vendvotime.

Lajme

08/03/2021 14:38

Ky rinumërim do të bëhet pas ankesave që janë bërë nga disa kandidatë për deputetë nga radhët e AAK-së, që bëhet fjalë edhe për rastin e përfoljes në media të kandidates, Meliza Haradinaj Stublla.

Rinumërimi i këtyre votave nis në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim.

“Sot në ora 16:00 në QNR do të fillojë rinumërimi i votave për të cilat ka marrë vendim PZAP dhe KQZ”./Lajmi.net/