Në oborrin e një shkolle, shfaqet një kafshë e çuditshme (Foto)

Në New Hampshire, policia ka njoftuar se disa qytetarë kanë hasur në një kafshë të paidentifikuar, në oborrin e një shkolle.

Fun

22/06/2016 19:20

Policia në Merrimac të New Hampshire ka paralajmëruar banorët që të shmangin zonën ku është parë kjo kafshë e paidentifikuar, shkruan lajmi.net.

13509019_1085742024833785_7295002937481539600_n

Autoritetet akoma nuk e dinë se për çfarë lloji të kafshës bëhet fjalë por njohësit e kësaj fushe kanë thënë se kjo kafshë duket e parrezikshme.

“Ka shumë gjasa që të jetë kojotë, që do të thotë se kjo lloj kafshe nuk është kërcënuese”, ka shkruar policia por ka shtuar se njerëzit prapëseprapë  duhet të kenë kujdes./lajmi.net