Në oborrin e Ambasadës amerikane mbillet një pemë në nderim të ambasadores Kaidanow

Në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve është mbjellë sot një pemë për të nderuar ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Për këtë ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net. “Sot iu bashkova Ndihmës Sekretarit të Shtetit O’Brien…

Lajme

21/10/2024 17:09

Në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve është mbjellë sot një pemë për të nderuar ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

Për këtë ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net.

“Sot iu bashkova Ndihmës Sekretarit të Shtetit O’Brien dhe komunitetit të Ambasadës së SHBA-së Prishtina në një ceremoni dedikimi dhe mbjelljeje peme në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Hovenier. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: