Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerëson ngritje të cilësisë në futbollin kosovar
Bordi i Shoqatës së Trajnerëve janë takuar për mbledhjen e fundit të këtij viti.

Sport
Në mbledhjen e fundit të mbajtur për vitin 2020, Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit diskutoi shumë çështje që kanë të bëjnë me shoqatën dhe trajnerët e Kosovës.
Pandemia Covid-19 ka ndikuar që ky vit të jetë shumë i vështirë, vlerësoi Bordi i Shoqatës.
Ata gjithashtu vlerësuan se është shënuar një ngritje e cilësisë në futbollin kosovarë, derisa formatin e Superligës me 10 skuadra e ka cilësuar si të qëlluar.
Për vitin 2021 anëtarët e bordit shpresojnë se rrethanat do të jenë më të mira dhe do të ketë mundësi për më shumë aktivitete të trajnerëve, siç janë seminaret dhe trajnimet e ndryshme./Lajmi.net/