Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë. Telegrafi e ka konfirmuar rastin me eksponentë shqiptarë në pushtet, të cilët kanë thënë se “po merren me rastin”. “Ju njoftojmë se në hyrje të VK…
Lajme
Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë.
Telegrafi e ka konfirmuar rastin me eksponentë shqiptarë në pushtet, të cilët kanë thënë se “po merren me rastin”.
“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar edhe MPB për TV21, por pa dhënë detaje tjera.
Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë. Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës.