Në Londër feston ngjyra e kaltër, City mposht “Djajtë e Kuq” në finalen e FA Cup
Finalja e madhe e kompeticionit më të vjetër në planet, FA Cup i takon skuadrës së Manchester Cityt. Skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur 2 me 1 rivalin lokal, Manchester Unitedin në stadiumin “Wembley” në Londër, për të festuar kështu titullin e dytë këtë sezon, pas Premier League, shkruan Lajmi.net Golin e parë në këtë…
Sport
Finalja e madhe e kompeticionit më të vjetër në planet, FA Cup i takon skuadrës së Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur 2 me 1 rivalin lokal, Manchester Unitedin në stadiumin “Wembley” në Londër, për të festuar kështu titullin e dytë këtë sezon, pas Premier League, shkruan Lajmi.net
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Ilkay Gundogan në sekondën e 13’të, që ishte edhe shënimi më i shpejt në histori të finaleve në FA Cup.
Play it on repeat ?#EmiratesFACup pic.twitter.com/7icU5OL3F5
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) June 3, 2023
Në minutën e 33’të, skuadra e “Djajve të Kuq” fitoi një penallti dhe në gol e konkretizoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes.
Ice cold ?@B_Fernandes8 bags from the spot ?#EmiratesFACup pic.twitter.com/9OURRxZoGH
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) June 3, 2023
Me rezultat të barabartë u mbyllën edhe 45 minutat e para të ndeshjes. Kurse në pjesën e dytë, City shënoi sërish me anë të mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan, në gol me vollej pas asistit të bukur nga Kevin De Bruyne.
Manchester City me këtë fitore, feston titullin e dytë këtë sezon pas Premier League. Gjithashtu “citizën” janë në finalen të UEFA Champions League dhe me një fitore në Stamboll do të festojnë tripletën për herë të parë në histori të klubit./Lajmi.net/
CAPTAIN FANTASTIC ?@IlkayGuendogan with another magical volley ✨#EmiratesFACup pic.twitter.com/HLCo4VpARt
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) June 3, 2023