Në kualifikimet e Championsit ndodhi skena më qesharake e vitit

Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për turin e tretë eliminator për Uefa Champions League.

Sport

09/08/2018 23:28

Ndërkohë në Skoci në ndeshjen e zhvilluar midis Selltikut vendas dhe miqve të AEK-ut ra në sy një episod që u kap nga kamerat.

Gjatë një aksioni të vendasve një sprej i arbitrave që përdoret për të vendosur vijën e barrikadës, ka shpërthyer në drejtim të lojtarit Oliver Ntcham.

Megjithatë kjo nuk e pengoi lojtarin që të godiste dhe të rrezikonte portën.

Më pas spraj u largua nga fusha nga vetë arbitri i ndeshjes. Ndërkohë që ndeshja nuk pati shumë histori dhe u mbyll më rezultatin e barabartë 1-1.

Sprajti2