Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë kryer 199 operacione të karcinomës së gjirit këtë vit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar sot se gjatë këtij viti në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë kryer 199 operacione të karcinomës së gjirit. Sipas SHSKUK-së,gjithashtu janë kryer edhe 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike. “Klinika e Kirurgjisë Torakale,…

Lajme

10/10/2024 15:15

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar sot se gjatë këtij viti në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë kryer 199 operacione të karcinomës së gjirit.

Sipas SHSKUK-së,gjithashtu janë kryer edhe 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike.

“Klinika e Kirurgjisë Torakale, këtë vit ka filluar punën me aparaturën e re, Sentinel Nody Biopsy(Biopsia e Nyjës Sentinellë), e cila po lehtëson realizimin e operacioneve. Duhet theksuar se në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për rastet me kancer të gjirit dhe se ato trajtohen me prioritet nga kjo klinikë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: