Në Kinë testi i maturës do të monitorohet nga dronët, për t’i kapur mashtruesit

Dronët do të kenë një punë të re në Kinë. Ata do të përdoren për t’i kapur mashtruesit në provimet e ndryshme shkollore.

Auto & Tek

06/06/2015 13:37

Gjatë provimit shtetëror të maturës në Kinë, dronët do të përdoren për t’i kapur mashtruesit e provimit. Ky provim ka filluar të quhet edhe ‘provimi më i vështirë në botë’.

Autoritetet në Luoyang, një qytet në provincën Henan të Kinës, do të vendosin dronë të rinj të aftë për të kapur mashtruesit e provimeve gjatë një provimi dy-ditor që do të mbahet nga 10 milion student kinezë në të gjithë vendin, transmeton Lajmi.net.

Në shumë pjesë të Azisë, ka një presion të shtuar tek studentët nëse ata do të performojnë mirë në provim, pasi që kalimi i tij nënkupton shkuarjen në Universitet.