Në këtë qytet mund të merrni me qira një të dashur Instagrami

Gjatë gjithë kohës ne shohim postimet e mahnitshme, të kuruara në detaje që influencuesit e Instagramit bëjnë.

Fun

29/01/2019 14:50

Por, nëse nuk bëhet fjalë për një selfie, atëherë kush ndodhet prapa aparatit fotografik? Zakonisht heroi në ketë mes është partneri. Ai “tipi” i palodhur që të ndjek pas dhe mundohet të kapë pozën që ti dëshiron.

Por, çfarë ndodh nëse nuk keni një partner me vete në udhëtim? Nëse jeni duke udhëtuar për në Romë problemi juaj është zgjidhur.

Tashmë mund të punësoni zyrtarisht të dashurin tuaj të Instagramit, ose edhe të dashurën.

Ky shërbim i ri ofrohet nga Roma Experience, e cila do t’ju pajisë me një fotograf që të “ngjitet” pas jush si me ngjitës gjatë turit nëpër Romë dhe Vatikan.

Detyra kryesore e këtij të dashuri të përkohshëm është që t’ju bëjë foto sipas dëshirës dhe pasi të jeni larguar të gjitha shkrepjet do t’ju dërgohen me e-mail. Sigurisht që i dashuri i Instagramit vjen me një sakrificë të vogël, pasi për ta pasur duhet të paguani 350 euro.