Në Japoni protestohet kundër pranisë amerikane

Dhjetëra mijëra vetë kanë protestuar sot në ujëdhesen japoneze, Okinava, kundër pranisë së madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Bota

19/06/2016 17:25

Shumë prej protestuesve kishin të veshura me ngjyrë të zezë, duke theksuar simbolikën e pikëllimit për dhunimin dhe vrasjen e vajzës lokale, Rina Shimabukuro, 20 vjeçare. Për këtë dhunim dhe vrasje është i dyshuar një ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane.

Protesta filloi me një minutë heshtje për vajzën e vrarë.

Protestuesit kanë kërkuar që të rishqyrtohet marrëveshja për siguri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, sipas së cilës, në Okinavë duhet të vendoset pjesa më e madhe e ushtarëve amerikanë në Japoni.

Konsiderohet se gjenden afro 26 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara në këtë ishull, që ishte në okupim për 27 vjet, pas Luftës së Dytë Botërore.