Në Infektivë s’ka më vende të lira, 110 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Në Klinikë Infektivë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë duke u trajtuar 120 pacientë, ka konfirmuar u.d i drejtorit të kësaj Klinike, Izet Sadiku.

Lajme

08/04/2021 14:20

Ai më tej ka sqaruar 90% e pacientëve ose 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe sa kjo klinikë është stërmbushur dhe nuk ka më vende të lira.

“Numri i pacientëve me Coronavirus në Klinikën Infektive është 120 ku ka disa javë që vazhdon të jetë me kapacitete të mbushura që i bie 120 pacientë për arsye ka kaq kapacitete klinika Infektive, por dhe nuk ka vende të lira”.

“Në Klinikën prej 120 janë 110 që i bie 90% dhe realisht klinika jonë me paraqitjen e rasteve të fundit është shndërruar në klinikë gjysmë intensive sepse një numër i madh me oksigjenoterapi duhet trajtim paraintenziv”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4 742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive.