Në DokuFest filmi që tregon mbi raportin Shqipëri – Greqi

Një tregim mbi raportin Shqipëri – Greqi dhe mbi emigrantët shqiptarë që nisen drejt Greqisë për një jetë më të mirë e sjell në DokuFest, regjisori Roland Uruçi nga Maqedonia.

ShowBiz

12/08/2015 15:23

Filmi i gjatë 21 minuta, shpjegon qysh gjatë viteve ‘90 Shqipëria ishte në trazira të vazhdueshme, raporton lajmi.net.

Nga lufta civile, skemat e dështuara piramidale dhe eksodi masiv i popullatës së saj për një jetë më të mirë. E fqinji i saj jugor, Greqia shihej si parajsë për emigrantët shqiptarë.

Filmi “Paftuar”shpjegon se çka i priste këta shqiptarë nuk ishin krahët e hapur në vendlindjen e demokracisë.

E regjisori, Uruci shpjegon se kur vet ka shkuar në Greqi, me pasaportë amerikane, i është thënë se ajo pasaportë nuk është e vlefshme.

 

Filmi është në garën nacionale në DokuFest, është histori e vërtetë e një shoku të tij.

“Në rastet e tilla, varet sa mund të durosh, sa ke mundësi për të shpëtuar. Shoku im në film arrestohet pa pikë arsye, dhe këto gjëra ndodhin edhe sot. Më vjen keq për Greqinë dhe Shqipërinë sepse kulturalisht jemi kaq afër njëri tjetrit e raporti ynë është i tensionuar në disa raste” tregon Uruçi.

Ai tregon se po përgatit një komedi në Nju Jork, atje ku edhe jeton, për të ndërruar pak valën e tematikave filmike në të cilat ka punuar për shumë kohë