Në aksidentin e sotëm në Prejlep të Deçanit, dy të vdekur (Foto)
(E plotësuar) Në aksidentin e sotëm në rrugën magjistrale Deçan- Pejë, në mes të fshatit Dranoc dhe Prejlep, bëhet e ditur se kanë humbur jetën dy persona të familjes Bozhdaraj nga fshati Carrabreg i Epërm i Deçanit.
Lajme
Sipas burimeve të Telegrafit, viktimat e aksidentit janë dy të rinj nga familja Bozhdaraj nga fshati Carrabreg i Epërm, të moshës, 19 dhe 25 vjeçare.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Deçan – Pejë.
Sipas burimeve të Gazetës Blic merret vesh se aksidenti i rëndë trafikut ka ndodhur para pak minutash, në fshatin Prejlep të Komunës së Deçanit ku sipas informatave dyshohet se mundë të ketë edhe persona të vdekur.
Edhe nga fotografia e vendit të ngjarjes, shihet se sa i rëndë ka qenë aksidenti./Gazetablic