Ndryshon agjenda e Kombëtares së Kosovës, sot mbahet stërvitje në Hajvali
Kombëtarja e Kosovës sot pritet të mbajë stërvitje në Hajvali dhe jo në ‘Fadil Vokrri’ ashtu siç u lajmërua dje. Ekipi i Alain Giresse po përgatitet për dy ndeshjet e muajit mars në fazën parakualifikim në Euro 2024, shkruan Lajmi.net Sipas faqes zyrtare të FFK-së, Kosova sot mban stërvitje në Hajvali nga ora 10 e…

Sport
Kombëtarja e Kosovës sot pritet të mbajë stërvitje në Hajvali dhe jo në ‘Fadil Vokrri’ ashtu siç u lajmërua dje.
Ekipi i Alain Giresse po përgatitet për dy ndeshjet e muajit mars në fazën parakualifikim në Euro 2024, shkruan Lajmi.net
Sipas faqes zyrtare të FFK-së, Kosova sot mban stërvitje në Hajvali nga ora 10 e 30.
Kjo i ka prishur plane edhe tifozëve ‘Dardanë’ të cilët mbrëmë përmes rrjeteve sociale ftuan tifozët që të udhëtojnë në stadiumin kryeqytetas.
Kujtojmë që Kosova ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën nga ora 18:00 ndaj Kombëtares së Izraelit./Lajmi.net/